Enkelejd Lamaj ( lindur më 20 nëntor 1978 në Lushnje) shkrimtar shqiptar nga Shqipëria.
Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur qysh në fëmijëri. Por do të vinte viti 2003 kur do të prezantohej për herë të parë me një përmbledhje me tregime horror të titulluar “Fytyra tjetër e natës”. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmes.
Mbas një periudhe pothuajse katër vjeçare në Itali, ku punoi në sektorin e turizmit, kthehet në Shqipëri dhe fillon studimet e larta për drejtësi, në Tiranë, në Universitetin Jo Publik “Luarasi”, Fakulteti Juridik. Diplomohet në vitin 2008 dhe tani, jeton dhe punon në Tiranë, ku krahas ushtrimit të profesionit të juristit, vazhdon edhe të shkruajë.
KA PUBLIKUAR:
- “Gjithçka që ke (Roman)”, Arka e Noes, 2021.
- “Ndonjëherë qëndrojnë përgjithmonë (Tregime)”, Botimet Dudaj, 2019.
- “Ajo e errëta (Roman)”, Botimet Dudaj, 2018.
- “Vendi diku midis (Roman)”, Botime ADA, 2014.
- "Libri i bardhe (Tregime)", Bota Shqiptare, 2011; Smashwords Albanian Edition, 2012;
- “Fytyra tjeter e nates (Tregime)”, Ombra GVG, 2003.
SINGLES:
- "Gruaja e fotografit (Tregim)", Smashwords E-Book Edition 2012;
- “Taxi 5”, Smashwords E-Book Edition 2012;
- “Kercimi i pare (Tregim)”, Smashwords E-Book Edition 2011;
- “Gjimnazistet e semure (Tregim)”, Smashwords E-Book Edition 2011;
TJETËR:
* Tregimi i shkurtër “Ujku" / Revista Letrare “Mehr Licht!” (Nr. 42, Prill 2012)
* Tregimi i shkurtër “Ricordi perdutti" / Antologia di scritori albanesi “Il mare si lasciava attraversare”, Besa Editrice (Italia), Novembre 2011;
* Tregimi i shkurtër “Taxi 5″ / “Tregimet e makthit” – Nr.4 /Janar, 2010