“Gjuha është një putanë, me të cilën kushdo mund të abuzojë si të ketë dëshirë.”
“Njëshi nuk është i barabartë me një, kur na duhet të sillemi në një mënyrë të caktuar.”
“Mund të dashurosh edhe një trup dhe asgjë tjetër.”
“Cdo gjë ndryshon. Edhe në grahmat e fundit sikur të jesh, duhet të mundohesh t'ia nisësh nga e para. Por ajo që bëhet, nuk mund të zhbëhet më. është njëlloj si uji që, kur e përziejmë me verë, nuk mund ta marrim dot më mbrapsht.”
“Një nga paragjykimet, që kultivojnë burrat për ne, është se ne vdesim për shampanjë. Sikur zona, ku gudulisemi më shumë të ishte gjuha.”
“Ka njerëz që kanë nevojë për të: një dashuri të madhe dhe të paarritshme. Ajo anë e mirë e jetës, e cila ty të shkakton dhimbje dhe të kujton se sa banale dhe e ligë është pjesa tjetër.”
“Arti i burrave është: të prishin punë ose të vrasin mendjen.”