“Gratë tentojnë drejt një verbërie qejfesh.”
“Nëse do të bashkoheshin të gjitha gënjeshtrat që thonë gratë gjatë aktit seksual, atëherë do të ndodhte një shpërthim, i cili do të trondiste botën.”
“Jeta është një fjalëkryq idiot, ku vdekja është një zgjidhje shumë e papëlqyeshme.”
“Njëshi nuk është i barabartë me një, kur na duhet të sillemi në një mënyrë të caktuar.”
“Ne kemi nevojë për dy burra: një të heshtur për dashuri dhe një të zgjuar, që ta dëgjojmë gjithë ditën. Ose asnjë, sepse ndjenjat që investohen qëndrojnë në një raport të papranueshëm me rezultatin.”
“Nëse unë do të dëshiroja një mashkull, atëherë ai duhej të ishte i bukur si Antonio, i mencur si Brehti dhe erotik si Koheni. Besnik si një qen dhe diskret si një mace. I pasur si Hermani. Kjo ishte e pamundur dhe unë isha e pashpresë.”