“Ka njerëz që kanë nevojë për të: një dashuri të madhe dhe të paarritshme. Ajo anë e mirë e jetës, e cila ty të shkakton dhimbje dhe të kujton se sa banale dhe e ligë është pjesa tjetër.”
“Ne kemi nevojë për dy burra: një të heshtur për dashuri dhe një të zgjuar, që ta dëgjojmë gjithë ditën. Ose asnjë, sepse ndjenjat që investohen qëndrojnë në një raport të papranueshëm me rezultatin.”
“Gratë bien në dashuri me burrat, që të matin frikën e tyre dhe pë të neutralizuar varësinë e tyre të supozuar ose faktike.”
“Dashuria e sheh gjithcka ndryshe. Nga të gjitha vetëmashtrimet, ajo është më e përsosura dhe më jetëshkurtra.”
“Mund të dashurosh edhe një trup dhe asgjë tjetër.”
“Nëse unë do të dëshiroja një mashkull, atëherë ai duhej të ishte i bukur si Antonio, i mencur si Brehti dhe erotik si Koheni. Besnik si një qen dhe diskret si një mace. I pasur si Hermani. Kjo ishte e pamundur dhe unë isha e pashpresë.”
“Ne nuk e shquajmë menjëherë rrugën e drejtë dhe shkelim shumë kohë në drejtime të gabuara, derisa dikur ndihemi të lodhur.”