“Kur njerëzit humbasin spontanitetin, atëherë kanë filluar të plaken.”
“Gratë kanë mbi të gjitha aftësinë që të besojnë edhe në të pamundurën. Burrat besojnë se ata realizojnë gjëra të pamundura.”
“Nëse do të bashkoheshin të gjitha gënjeshtrat që thonë gratë gjatë aktit seksual, atëherë do të ndodhte një shpërthim, i cili do të trondiste botën.”
“Sa më e pabesueshme të jetë një histori, aq më lehtë e besojnë njerëzit atë.”
“Ka njerëz që kanë nevojë për të: një dashuri të madhe dhe të paarritshme. Ajo anë e mirë e jetës, e cila ty të shkakton dhimbje dhe të kujton se sa banale dhe e ligë është pjesa tjetër.”
“Njëshi nuk është i barabartë me një, kur na duhet të sillemi në një mënyrë të caktuar.”
“Cdo gjë ndryshon. Edhe në grahmat e fundit sikur të jesh, duhet të mundohesh t'ia nisësh nga e para. Por ajo që bëhet, nuk mund të zhbëhet më. është njëlloj si uji që, kur e përziejmë me verë, nuk mund ta marrim dot më mbrapsht.”