“Cdo gjë ndryshon. Edhe në grahmat e fundit sikur të jesh, duhet të mundohesh t'ia nisësh nga e para. Por ajo që bëhet, nuk mund të zhbëhet më. është njëlloj si uji që, kur e përziejmë me verë, nuk mund ta marrim dot më mbrapsht.”
“Ne kemi nevojë për dy burra: një të heshtur për dashuri dhe një të zgjuar, që ta dëgjojmë gjithë ditën. Ose asnjë, sepse ndjenjat që investohen qëndrojnë në një raport të papranueshëm me rezultatin.”
“Mëkatet e vogla duhet t'i bashkojmë me të mëdhatë, në mënyrë që të zhdukim shijen e humbjes së ndjenjave.”
“Gratë bien në dashuri me burrat, që të matin frikën e tyre dhe pë të neutralizuar varësinë e tyre të supozuar ose faktike.”
“Ne nuk e shquajmë menjëherë rrugën e drejtë dhe shkelim shumë kohë në drejtime të gabuara, derisa dikur ndihemi të lodhur.”
“Përsosmëritë që kërkojmë nga njëri-tjetri në tërësinë e tyre janë kaq të tmerrshme, saqë vetëm gënjeshtrat mund të na ndihmojnë që t'i ruajmë ato.”