“Jeta është një fjalëkryq idiot, ku vdekja është një zgjidhje shumë e papëlqyeshme.”
“Ne nuk e shquajmë menjëherë rrugën e drejtë dhe shkelim shumë kohë në drejtime të gabuara, derisa dikur ndihemi të lodhur.”
“Një nga paragjykimet, që kultivojnë burrat për ne, është se ne vdesim për shampanjë. Sikur zona, ku gudulisemi më shumë të ishte gjuha.”
“Nëse do të bashkoheshin të gjitha gënjeshtrat që thonë gratë gjatë aktit seksual, atëherë do të ndodhte një shpërthim, i cili do të trondiste botën.”
“Përsosmëritë që kërkojmë nga njëri-tjetri në tërësinë e tyre janë kaq të tmerrshme, saqë vetëm gënjeshtrat mund të na ndihmojnë që t'i ruajmë ato.”
“Ka njerëz që kanë nevojë për të: një dashuri të madhe dhe të paarritshme. Ajo anë e mirë e jetës, e cila ty të shkakton dhimbje dhe të kujton se sa banale dhe e ligë është pjesa tjetër.”