“Vetëm kur na ndodh që e humbasim diçka, e kthejmë kokën pas dhe fillojmë t'ia ndiejmë mungesën.”
“Cdo gjë ndryshon. Edhe në grahmat e fundit sikur të jesh, duhet të mundohesh t'ia nisësh nga e para. Por ajo që bëhet, nuk mund të zhbëhet më. është njëlloj si uji që, kur e përziejmë me verë, nuk mund ta marrim dot më mbrapsht.”
“Përsosmëritë që kërkojmë nga njëri-tjetri në tërësinë e tyre janë kaq të tmerrshme, saqë vetëm gënjeshtrat mund të na ndihmojnë që t'i ruajmë ato.”
“Ka njerëz që kanë nevojë për të: një dashuri të madhe dhe të paarritshme. Ajo anë e mirë e jetës, e cila ty të shkakton dhimbje dhe të kujton se sa banale dhe e ligë është pjesa tjetër.”
“Njeriu duhet ta krijojë vetë castin e vdekjes, nëse duam që t'ia kursejmë vetes një fund të tmerrshëm.”
“Gratë bien në dashuri me burrat, që të matin frikën e tyre dhe pë të neutralizuar varësinë e tyre të supozuar ose faktike.”
“Mjafton vetëm tu hedhësh nga një vështrim serioz dhe të ëmbël, katedralja e erotikës, para së cilës ata bien në gjunjë...”