“Përsosmëritë që kërkojmë nga njëri-tjetri në tërësinë e tyre janë kaq të tmerrshme, saqë vetëm gënjeshtrat mund të na ndihmojnë që t'i ruajmë ato.”
“Edhe gjërat, të cilave ua kemi frikën, i përbuzim.”
“Faji më i madh në botë është t'i mbash anën të padrejtit e të jesh armik i të drejtit.”
“Në rruget e tjera dëgjoheshin aty-këtu britma fatkëqijsh, që i zvarrisnin për flokësh, per t'i çuar në Degë. Fajësoheshin se gjatë mitingut të përmortshëm, në vend që të qanin a, së paku, të psherëtinin, kishin qeshur e, ndonëse ata bënin be e rrufe se s'kishin qeshur aspak e, përkundrazi, kishin qenë të vrarë në shpirt si të gjithë, por që as vet s'e dinin pse, e qara befas u qe kthyer në ngërdheshje, madje, shtonin se s'ishte hera e parë që u ndodhte kjo, askush nuk i besonte e, në vend t'i dëgjonin, i godisnin më fort.”
“Njëshi nuk është i barabartë me një, kur na duhet të sillemi në një mënyrë të caktuar.”