“Ruaj gjithmonë një histori për të treguar kur të vijë koha për të ikur. Do të të shërbejë si biletë për t'u kthyer përsëri.”
“Për fatin e keq të njeriut, kujtimet nuk lihen dot në asnjë vend. Do apo s’do ti, ato të ndjekin nga pas si hija, që aty është gjithmonë, pavarësisht nga fakti nëse është diell dhe ti e sheh apo është vrenjtur dhe nuk mundesh.”
“Ne kemi nevojë për dy burra: një të heshtur për dashuri dhe një të zgjuar, që ta dëgjojmë gjithë ditën. Ose asnjë, sepse ndjenjat që investohen qëndrojnë në një raport të papranueshëm me rezultatin.”
“Ja, ç’bëjnë fëmijët! Gjithnjë i shkojnë gjërat ashtu siç janë në të vërtetë!”
“Ka njerëz që kanë nevojë për të: një dashuri të madhe dhe të paarritshme. Ajo anë e mirë e jetës, e cila ty të shkakton dhimbje dhe të kujton se sa banale dhe e ligë është pjesa tjetër.”
“Një nga paragjykimet, që kultivojnë burrat për ne, është se ne vdesim për shampanjë. Sikur zona, ku gudulisemi më shumë të ishte gjuha.”
“Gjuha është një putanë, me të cilën kushdo mund të abuzojë si të ketë dëshirë.”