“Hapësirën njeriu e ka brenda vetes. Edhe lirinë, apo mungesën e lirisë. Mund të them se unë sot gjej lirinë time vetjake. Kaq.”
“Tek ajo shtepi nis dhe mbyllet gjithcka imja. Jashte saj ndihem si nje kermill qe ka dale nga guaska, e ka humbur dhe perpiqet me kot ta rigjeje. Nje kermill ne kerkim te guaskes se humbur...”
“Njeriu duhet ta krijojë vetë castin e vdekjes, nëse duam që t'ia kursejmë vetes një fund të tmerrshëm.”
“Cdo gjë ndryshon. Edhe në grahmat e fundit sikur të jesh, duhet të mundohesh t'ia nisësh nga e para. Por ajo që bëhet, nuk mund të zhbëhet më. është njëlloj si uji që, kur e përziejmë me verë, nuk mund ta marrim dot më mbrapsht.”
“Përsosmëritë që kërkojmë nga njëri-tjetri në tërësinë e tyre janë kaq të tmerrshme, saqë vetëm gënjeshtrat mund të na ndihmojnë që t'i ruajmë ato.”
“Ka njerëz që kanë nevojë për të: një dashuri të madhe dhe të paarritshme. Ajo anë e mirë e jetës, e cila ty të shkakton dhimbje dhe të kujton se sa banale dhe e ligë është pjesa tjetër.”
“Mund të dashurosh edhe një trup dhe asgjë tjetër.”