“E ke vene re, Seriozha? Sikur qesh me ty duket, kurse ne te vertete nuk te qesh, te do...”

Fyodor Dostoevsky

Fyodor Dostoevsky - “E ke vene re, Seriozha? Sikur qesh...” 1

Similar quotes

“Mos e zevendeson perceptimi yne i se shkuares vete te shkuaren? Me fjale te tjera, a nuk eshte e shkuara pikerisht sic e kujtojme ne dhe jo si ka qene ne te vertete? Tek e fundit, e shkuara jeton vetem ne kujtesen tone, ne jemi ruajtesit e saj te vetem, ne tjeter vend ajo nuk ekziston. Asgjekundi.Atehere... c'eshte realiteti i se shkuares?”

Anatoly Toss
Read more

“Kushdo qofte, edhe njeriu i vogel, nga ata qe nuk e turbullojne ujin, qe askujt s'i bien me qafe, qe rrojne me friken e perendise, por edhe me friken per veten, shkojne me mendjen te mos ngacmojne njeri se keshtu as ate vete nuk do ta ngacmojne, do ta lene te qete ne hallet e tij, nuk deshiron qe te tjeret te futin hundet ne jeten e perditshme qe ben, nuk ia ka enda te flasin ne e ka te ri apo te vjeter jelekun, ne i ka te reja apo me mballoma çizmet, nuk ia ka enda te marrin vesh te tjeret ç'eshte duke ngrene, çfare po shkruan?... E ç'te keqe paska, moj zemer, qe une, kur shoh xhadene te prishur, eci ne maje te gishtave, shkel me kujdes per te ruajtur çizmet? Pse duhet shkruar per tjetrin qe ndonjehere nuk ka para as per te pire nje gote çaj? Sikur qenka e thene dhe e vulosur qe njerezit, te gjithe sa jane, patjeter duhet te pine çaj. Po pse e udhes qenka te shohesh ne gojen e tjetrit per te ditur ç'cope eshte duke pertypur? A fyhet njeriu keshtu? Jo, shpirti im! Perse u dashka fyer tjetri kur ai s'te ngacmon?”

Fyodor Dostoevsky
Read more

“Jam njeri i semure... Jam edhe tip keqdashesi. Nuk bej pjese, nderkohe, ne simpatiket. Me duket se vuaj nga melçia, ndonese vete une gje prej gjeje nuk kuptoj nga semundjet, as qe e di me saktesi ç'me dhemb. Nuk kurohem e as jam kuruar ndonjehere, pavaresisht nga respekti qe kam per mjekesine (se i shkolluar une jam, por edhe bestyd jam). Me ka hipur ne kole, nuk dua te kurohem nga inati. Ju kete kushedi as edhe e kuptoni, kurse une e kuptoj, ndonese s'jam ne gjendje t'ua shpjegoj se kujt i bej dem me kete inat timin. E di fort mire, qe as mjekeve e askujt tjeter nuk i behet vone qe jam tip inatçori, e as vete per veten nuk e çaj koken, ndonese fort mire e di qe inati eshte dem i kokes. Ngado qe ta sjellesh e kam mbushur mendjen, e kam bere top: nuk dua qe nuk dua te kurohem. Me dhemb kjo e shkrete melçi, le te dhembe, nuk paska plasur!”

Fyodor Dostoevsky
Read more

“Po ç'pune ke ti, mor zoteri, me çizmet e mia te shqyera dhe me berrylat e mi te grisur?”

Fyodor Dostoevsky
Read more

“Duhet te qendrojne larg njeri-tjetri si fatkeqet ashtu dhe te varferit, keshtu nuk do te rendoheshin nga njeri-tjetri. Ju shkaktova aq shume fatkeqesi, qe s'i kishit patur kurre me pare ne jeten modeste te vetmitarit. Kjo me brengos, ma derrmon shpirtin.”

Fyodor Dostoevsky
Read more