“E po, mirupafshim! Po me mbyt trishtimi, nga merzia. Seç kam nje brenge ne shpirt, Makar Aleksejeviç. As vete s'e di arsyen. E tille dite paska qene. Mirupafshim!”

Fyodor Dostoevsky

Fyodor Dostoevsky - “E po, mirupafshim! Po me mbyt...” 1

Similar quotes

“Se une jo vetem nuk isha nopran e nurzi, por as i lig e as keqdashes nuk isha, ama edhe ndonje hiç nuk ehste se isha. Ja ku po jua them se nuk kam qene as i lig e as i poshter, po as i ndershem, nuk kam qene hero, por edhe shterpi nuk kam qene. Ne keto çaste dergjem ne qoshen time dhe vetem ndersej veten, vetem shtirem sikur kam qene njeri i keq, se, sipas meje, nje njeri qe e ka plot koken, s'ka si ben marrezi si ato te miat, vetem budalli sillet asisoj.”

Fyodor Dostoevsky
Read more

“Jam njeri i semure... Jam edhe tip keqdashesi. Nuk bej pjese, nderkohe, ne simpatiket. Me duket se vuaj nga melçia, ndonese vete une gje prej gjeje nuk kuptoj nga semundjet, as qe e di me saktesi ç'me dhemb. Nuk kurohem e as jam kuruar ndonjehere, pavaresisht nga respekti qe kam per mjekesine (se i shkolluar une jam, por edhe bestyd jam). Me ka hipur ne kole, nuk dua te kurohem nga inati. Ju kete kushedi as edhe e kuptoni, kurse une e kuptoj, ndonese s'jam ne gjendje t'ua shpjegoj se kujt i bej dem me kete inat timin. E di fort mire, qe as mjekeve e askujt tjeter nuk i behet vone qe jam tip inatçori, e as vete per veten nuk e çaj koken, ndonese fort mire e di qe inati eshte dem i kokes. Ngado qe ta sjellesh e kam mbushur mendjen, e kam bere top: nuk dua qe nuk dua te kurohem. Me dhemb kjo e shkrete melçi, le te dhembe, nuk paska plasur!”

Fyodor Dostoevsky
Read more

“Per favore, un po' meno d'amore e un po' più di dignità.”

Kurt Vonnegut
Read more

“Mos e zevendeson perceptimi yne i se shkuares vete te shkuaren? Me fjale te tjera, a nuk eshte e shkuara pikerisht sic e kujtojme ne dhe jo si ka qene ne te vertete? Tek e fundit, e shkuara jeton vetem ne kujtesen tone, ne jemi ruajtesit e saj te vetem, ne tjeter vend ajo nuk ekziston. Asgjekundi.Atehere... c'eshte realiteti i se shkuares?”

Anatoly Toss
Read more

“Pikat e renda e goditen ne fytyre. dhe pernjeheresh ai s'po e merrte vesh ne ishte qesharak apo i mjere, ne vuante apo nuk vuante-dinte vetem se po jetonte. Po jetonte! ai ekzistonte, jeta e kishte pushtuar serisht, dhe ai nuk ishte me spektator, nuk qendronte me jashte saj; shkelqimi i forte i ndjenjes se pakontrollueshme vershonte perseri neper damaret e tij, si zjarri neper oxhake furrnaltash; dhe nuk kishte pike rendesie ne ishte i lumtur apo fatkeq; ai po jetonte dhe e ndiente fort qe po jetonte- dhe kjo ishte mjaft!”

Erich Maria Remarque
Read more